Edhe këtë vit, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet ”Ndeshja e Yjeve”, në me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës.
Kjo ndeshje do të organizohet nën patronatin e Komunës së Prishtinës dhe në organizim të Prishtina Tournament, me datë 11 qershor, nga ora 18:00.
Dy ekipet do të ndahen me yjet e Kosovës, ku në njërën anë do të jetë Milot Rashica, e në anën tjetër do të jetë Fisnik Asllani.
Pjesë e këtij spektakli do të jenë edhe shumë emra të njohur nga sporti, muzika, media dhe jeta publike, derisa janë publikuar disa prej tyre.
