Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Zgjedhjet: “Plisat” politikanëve: Hajdeni në stadium edhe gjatë pjesëve të tjera të vitit

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 21:14
Zgjedhjet: “Plisat” politikanëve: Hajdeni në stadium edhe gjatë pjesëve të tjera të vitit

Tifogrupi i njohur, “Plisat” bënë gjatë ditës së sotme një postim reagues.

Fushatat elektorale nga partitë politike ku njëri nga kandidatët për kryetar përmendi këtë grup.

Kjo bëri që Plisat të reagojnë në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

Ky është postimi i plotë i Plisave:

Meqenëse jemi duke hyrë në një fazë të ndjeshme, pranë zgjedhjeve lokale, dhe duke u bazuar në një video të një takimi elektoral, e cila po qarkullon në rrjete sociale, marrim shkas që të reagojmë ndaj përdorimit të emrit dhe imazhit të grupit Plisat nga akterët politik, konkretisht nga njëri nga kandidat për kryetar komune.

Pretendimi i cilitdo njeriu nga Prishtina se po i përfaqëson Plisat në takime apo aktivitete politike partiake, në rastin më të lehtë është gënjeshtër dhe manipulim.

Në tribunat tona, sikur në çdo ambient tjetër, ka pasë dhe ka anëtarë e kandidatë të shumë partive. Por aktiviteti i tyre politik, sikurse çdo aktivitet tjetër personal – mbetet jashtë përgjegjësisë së grupit Plisat.

Andaj, i bëjmë thirrje edhe kandidatit në fjalë edhe tjerëve, edhe mediave, edhe djemve të qytetit që të mos provojnë ta shfrytëzojnë autoritetin e Plisave për qëllime elektorale sepse nuk do ta lejojmë.

Qëndrimet tona politike janë bërë të qarta përherë dhe ato kanë të bëjnë me planin dhe dëshirën madhore të secilit për Bashkim Kombëtar. Kur të fillojmë të merremi me çështje tjera do t’ju njoftojmë vet. Deri atëhere, ju ftojmë të gjithëve, sidomos juve që pretendoni se e doni Prishtinën e për Plisat ju bie në mend veç pak para zgjedhjeve – HAJDENI NË STADION EDHE GJATË PJESËVE TJERA TË VITIT sepse qyteti e ka edhe atë pjesë të rinisë qe tashmë e ka zhvilluar atë kulturë urbane të tifozerisë për tashmë gati 40 vjet”, thuhet në postimin e “Plisave” në “Facebook”.

plisat

Më shumë nga Sport

  • 22:39Amir Rrahmani shënon gol të mrekullueshëm nga distanca
  • 11:42Asllani në radarin e tri klubeve të mëdha evropiane
  • 21:58Juventusi arrin marrëveshje me yllin e Serie A-së
  • 21:05Paul Pogba drejt largimit nga Monaco, e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje
  • 20:19PSG e blen për 35 milionë, por Suzuki mund të përfundojë te Juventusi