Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Zidane shumë pranë për të marrë drejtimin e Francës

GD
Gazeta Demos18 janar 2026 në 19:59
Zidane shumë pranë për të marrë drejtimin e Francës

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. Zinedine Zidane do të jetë trajneri i përfaqësueses Franceze pas Botërorit të verës së ardhshme, pavarësisht rezultateve që do të arrijnë Blutë në kompeticionin më madhor të futbollit.

Trajneri aktual Didier Deschamps do të lërë kombëtaren transalpine pas 14 vitesh, periudhë gjatë së cilës ai e drejtoi atë drejt titullit botëror të 2018, atij në Nations League në 2021, finales së Euro 2016 dhe asaj të Botërorit 2022.

Arritje fantastike këto për Deschamps që pati fatin se kishte në dispozicion futbollistë të një niveli absolutisht shumë të lartë. Për këtë mjafton të mendosh se ai e fitoi Botërorin e Rusisë të 2018 pa Karim Benzema në skuadër që në atë kohë ishte një ndër qendërsulmuesit më të mirë në panoramën e futbollit ndërkombëtar.

Tani ai do ia dorëzojë stafetën ish shokut të tij të skuadrës përkrah të cilit ka fituar një titull botëror dhe një evropian si futbollist, Zinedine Zidane. Zinedine Zidane është një prej atyre personaliteteve të futbollit që ka përmbysur idenë se një futbollist i jashtëzakonshëm në fushë, e ka të vështirë të arrijë rezultate si trajner. Shembujt në këtë pikë nuk mungojnë; Cruyff një lojtar i madh dhe një trajner sublim, po kështu Beckenbauer ka pasur rezultate mjaft të mira më shumë në stolin e Gjermanisë(kampion bote në 1990) se sa si trajner klubesh. Maradona dhe Platini tentuan por e kuptuan se asnjë lojtar tjetër do të bënte të njëjtat veprime që atyre iu vinin natyrshëm, ndërsa Pele as nuk tentoi.

Zinedine Zidane ka triumfuar te Reali i Madridit, fitoi 3 tituj radhazi në Ligën e Kampioneve duke hyrë në historinë e kompeticionit. Zinedine Zidane ka treguar se është një menaxhues shumë i mirë i skuadrës, një cilësi kjo shumë e rëndësishme kjo për të pasur kontrollin mbi një sërë yjesh në skuadër dhe jo më kot Florentino Perez e solli 2 herë në pankinën e Los Blancos, ashtu sikurse bëri edhe me Ancelottin

Zidane ka meritën që nuk është integralist dhe që shfrytëzon në maksimimum bashkëpunimet automatike mes atyre lojtarëve që kanë cilësi individuale superiore. Një virtyt që vlen akoma më shumë nëse drejton një skuadër kombëtare. Për pjesën taktike ai i beson asistentit të tij David Bettoni. Është pikërisht emri i këtij të fundit që Zidane përmendi për ta pasur në stafin e tij teknik te Franca. Numri i anëtarëve të tjerë të mundshëm të stafit të ri të Bluve ende nuk është bërë i ditur, kjo edhe për faktin se sipas të përditshmes franceze L’Equipe’ po kërkon të mos e teprojë me kostot financiare, sidomos pas faktit se Deschamps gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur një staf teknik me 19 anëtarë.

Franca

Më shumë nga Sport

  • 09:55Xavi Hernandez emërohet trajner i Holandës me një kontratë katërvjeçare
  • 22:39Amir Rrahmani shënon gol të mrekullueshëm nga distanca
  • 11:42Asllani në radarin e tri klubeve të mëdha evropiane
  • 21:58Juventusi arrin marrëveshje me yllin e Serie A-së
  • 21:05Paul Pogba drejt largimit nga Monaco, e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje