Zvicra dhe Bosnja e Hercegovina kanë shkuar në pushim me rezultat të bardhë 0:0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës 2026.
Helvetikët ishin skuadra më e mirë gjatë 45 minutave të para, duke kontrolluar posedimin e topit dhe duke krijuar më shumë raste për shënim. Megjithatë, mbrojtja boshnjake dhe portieri i saj arritën të neutralizojnë çdo tentativë të zviceranëve.
