KF Lepenci ka zyrtarizuar Astrit Fazliun si trajner të ri të skuadrës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, i cili ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Fazliun për të marrë drejtimin e ekipit

KF Lepenci ka zyrtarizuar Astrit Fazliun si trajner të ri të skuadrës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, i cili ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Fazliun për të marrë drejtimin e ekipit
Fazliu ka lënë gjurmë në historinë e KF Lepencit, pasi ishte pjesë e suksesit të madh të klubit, duke e inkuadruar skuadrën në Ligën e Parë të Kosovës.
Tashmë, trajneri do të ketë për detyrë ta udhëheqë ekipin drejt objektivave të radhës, me synimin për të vazhduar punën dhe për të arritur suksese të reja.