Klubi anglez Chelsea ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Liam Rosenior, një vendim që vjen menjëherë pas humbjes së mbrëmshme ndaj Brighton & Hove Albion. Në deklaratën zyrtare, thuhet: “Chelsea sot ka ndarë rrugët me trajnerin Liam Rosenior”.
Drejtuesit e klubit falënderuan Rosenior dhe stafin e tij për kontributin, duke theksuar profesionalizmin dhe integritetin e tij që nga momenti i emërimit në mes të sezonit. Megjithatë, u nënvizua se rezultatet dhe paraqitjet e fundit kanë qenë nën standardet e kërkuara.
