Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Zyrtare: Elvir Gashijani prezantohet te Bodrumspor

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 22:13
Zyrtare: Elvir Gashijani prezantohet te Bodrumspor

Bodrumspori ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar Elvir Gashijani, i cili do ta vazhdojë karrierën në futbollin turk.

20-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Bodrumsporin, klub që garon në kategorinë e dytë të futbollit të Turqisë.

Gashijani është transferuar te skuadra turke nga Llapi, ndërsa marrëveshja është arritur për shumën prej 150 mijë eurosh. Klubi nga Podujeva ka ruajtur gjithashtu 20 për qind të kartonit të sulmuesit.

“Urojmë shumë suksese me fanellën tonë kuq e bardhë Elvir Gashijanit, i cili është një nga pjesët e rëndësishme të projektit tonë afatgjatë”, ka shkruar Bodrumspori në njoftimin zyrtar për transferimin e tij.

Gashijani ishte pjesë e Llapit që nga viti 2023, ndërsa gjatë karrierës në futbollin kosovar ka luajtur edhe për 2 Korrikun dhe Trepçën ’89.Ai është aktivizuar gjithashtu me Kombëtaren e Kosovës në grupmoshat U17, U19 dhe U21.

gashijanielvirzyrtare

Më shumë nga Sport

  • 20:25Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij
  • 20:25Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij
  • 17:45Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët, pritet rehabilitimi
  • 16:46Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Izrael, këto janë çmimet
  • 22:54Real Madridi fiton pa problem ndaj Leipzigut