Teknologjia VAR do të ketë rol edhe më të madh në Kupën e Botës, pasi zyrtarisht janë miratuar dy situata të reja në të cilat arbitrat e videos do të mund të ndërhyjnë gjatë ndeshjeve.
Sipas rregullave të reja, VAR-i do të ketë të drejtë të korrigjojë vendimet në rastet kur një goditje nga këndi është akorduar gabimisht. Kjo do të thotë se nëse arbitri jep një korner dhe pamjet tregojnë qartë se vendimi ka qenë i pasaktë, VAR-i do të mund të ndërhyjë për ta korrigjuar atë.
Po ashtu, një tjetër risi ka të bëjë me kartonët e verdhë. Nëse pas rishikimit konstatohet se një lojtar është ndëshkuar gabimisht me karton të verdhë, VAR-i do të ketë kompetencë të ndërhyjë dhe të korrigjojë vendimin.
