Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Stil

Çka duheni të dini për lënien e duhanit

GD
Gazeta Demos27 qershor 2026 në 15:54
Çka duheni të dini për lënien e duhanit

Lënia e duhanit paraqet hapin më të rëndësishëm të cilin mund ta ndërmarrin duhanpirësit për të përmirësuar kualitetin dhe gjatësinë e jetës.

Pse është aq vështirë të lihet duhani? Përgjigjja është nikotina.

Nikotina gjendet në duhan. Kjo është si varësia nga heroina ose kokaina. Me kalimin e kohës, personi bëhet fizikisht dhe emocionalisht i varur nga nikotina. Varësia fizike nxit simptoma të pakëndshme çvarësimi kur provoni të ndalni duhanin. Varësia emocionale dhe mentale vështirësojnë heqjen dorë nga nikotina edhe kur e ndalni pirjen e cigares. Hulumtimet kanë treguar që duhanpirësit duhet të përballen me varësinë mentale dhe fizike kur ndërpresin pirjen e duhanit, transmeton Koha.net.

Kur thithni tymin, nikotina hyn thellë në mushkëri. Atje absorbohet shpejt në qarkullimin e gjakut dhe vazhdon nëpër gjithë trupin. Nikotina ndikon në shumë pjesë të trupit, duke përfshirë zemrën dhe enët e gjakut, hormonet, mënyrën në të cilën trupi përdor ushqimin (metabolizmi) dhe trurin tuaj. Në të vërtetë, nikotina me thithjen e tymit të duhanit arrin në tru më shpejt se ilaçet që hyjnë në trup përmes venave. Nikotina mund të gjendet në qumështin e nënës, madje edhe në mukozën e qafës së mitrës te femrat që janë duhanpirëse. Gjatë shtatzënisë, nikotina kalon lirshëm nëpër placentë dhe gjendet në lëngun amniotik dhe gjakun e shiritit të kërthizës të të sapolindurve.

Faktorë të ndryshëm ndikojnë në atë se sa gjatë zgjat largimi i nikotinës dhe nënprodukteve nga trupi. Në shumicën e rasteve, duhanpirësit e rregullt edhe më tej do të kenë nikotinën dhe nënproduktet e saj në trup rreth 3 deri 4 ditë pas ndaljes së duhanit.

Niktona shkakton ndjenja të këndshme dhe zmbraps duhanpirësit nga ndjenjat e pakëndshme. Kjo shkakton dëshirën e sërishme për cigare. Duhanpirësit shpesh rrisin numrin e cigareve që sistemi nervor t’i përshtatet nikotinës. Kjo rrit edhe sasinë e nikotinës në gjakun të duhanpirësve.

Pas një kohe duhanpirësi zhvillon tolerancën ndaj nikotinës. Toleranca nënkupton që keni nevojë për më shumë nikotinë për të fituar efektin e njëjtë si në fillim. Kjo çon deri te rritja e numrit të cigareve me kalimin e kohës. Duhanpirësi arrin nivelin e caktuar të nikotinës dhe pastaj tenton ta mbajë.

Kur duhanpirësi e mbaron cigaren, niveli i nikotinës në trup fillon të bjerë. Ndjenja e këndshme ndalet, ndërsa duhanpirësi përsëri dëshiron cigare. Nëse nuk e ndez cigaren kur ndien nevojën, duhanpirësi mund të bëhet nervoz dhe irritues. Në një moment të caktuar duhanpirësi e ndez cigaren, ndjenja e këndshme kthehet, dhe cikli vazhdon.

Kur duhanpirësit tentojnë të zvogëlojnë apo ndalin cigaren, mungesa e nikotinës çon deri te simptomat fizike dhe mentale. Fizikisht, trupi reagon ndaj mungesës së nikotinës. Mentalisht duhanpirësi përballet me ndaljen e pirjes së duhanit e cila kërkon ndryshim të madh në sjellje.

Ata të cilët kanë konsumuar cigare rregullisht disa javë apo më gjatë, dhe menjëherë ndalojnë përdorimin e duhanit ose me të madhe reduktojnë sasitë, do të kenë simptomat e ndërprerjes së duhanit. Simptomat zakonisht fillojnë në afatin prej disa orëve nga cigarja e fundit, ndërsa kulmi përjetohet 2 deri 3 ditë më vonë kur shumica e nikotinës është jashtë trupit. Simptomat mund të zgjasin nga disa ditë deri disa javë.

Simptomat e ndërprerjes së duhanit mund të jenë:

– marramendja (e cila mund të zgjasë një deri dy ditë pas ndaljes së duhanit);

– depresioni;

– ndjenjat frustruese, padurimi, tërbimi;

– ankthi;

– nervozizmi;

– çrregullimet e gjumit, duke përfshirë edhe vështirësitë me fjetjen, ëndrrat e këqija, madje edhe ankthet e natës;

– problemet me koncentrim;

– parehatia;

– kokëdhimbja

– lodhja;

– apetiti i shtuar;

– shtimi në peshë;

– kapsllëku dhe fryrja;

– kolla, buzët e thata, pezmatimet e fytit;

– shtrëngimet në gjoks;

– puna më e ngadalshme e zemrës.

Këto simptoma mund të çojnë deri te ajo që duhanpirësi përsëri të fillojë pirjen e duhanit, ndërsa simptomat largohen. Dhe kështu hyn në rrethin vicioz të konsumimit të sërishëm të duhanit dhe të menduarit për ta lënë.

duhani

Më shumë nga Stil

  • 20:00Vëllai i Princeshës Diana shkruan një libër rreth jetës së saj: Dua të tregoj të vërtetën për të!
  • 16:01Ky shtet evropian ndalon shaminë për vajzat nën 14 vjeç
  • 16:58Si qëndron situata me fruth në Kosovë? IKSHPK jep detaje