Edhe një herë, në qendër të vëmendjes janë parashikimet e mistikes Baba Vanga për vitin 2026.
Parashikuesja ka parë fuqitë gjeopolitike në ndryshim, krizën klimatike dhe rritjen e Inteligjencës Artificiale të pengojnë paqen në vitin që vjen.
Ndërsa pretendimet e saj për vitin 2026 mbeten të paverifikuara – shumë njerëz frikësohen nga ajo që Baba Vanga ka thënë se na pret.
Baba Vanga ka deklaruar se kontakti i parë me një inteligjencë jashtëtokësore do të ndodhë në nëntor të vitit 2026.
Ajo mendon se një anije kozmike e madhe do të hyjë në atmosferën e Tokës.
Gruaja që supozohet se parashikoi përmbytjet e vitit 2022 në Mbretërinë e Bashkuar, parashikon gjithashtu fatkeqësi natyrore për vitin 2026.
Megjithëse nuk dihet se ku do të ndodhin këto tornado, cunami apo tërmete, ajo gjithashtu sheh një kombinim shkatërrues tërmetesh dhe shpërthimesh vullkanike me ndikime të rënda.
Gruaja që parashikoi 11 shtatorin parashikon kaos në vitin 2026. Një nga parashikimet e saj më shqetësuese është ai i Luftës së Tretë Botërore. Raportet pohojnë se Baba Vanga parashikoi një luftë në shkallë të gjerë që do të fillonte në vitin 2026, ku do të përfshiheshin fuqitë e mëdha botërore.
Ky konflikt do të përhapet në të gjithë kontinentet sipas saj, dhe do të shkaktojë një periudhë paqëndrueshmërie politike dhe tensionesh të larta globale.
