Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Stil

Investim i madh në QKUK, mbi 700 mijë euro për renovimin e Hemodializës

GD
Gazeta Demos16 maj 2026 në 12:37
Investim i madh në QKUK, mbi 700 mijë euro për renovimin e Hemodializës

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka finalizuar procesin e prokurimit për renovimin e repartit të Hemodializës, projekt ky me vlerë mbi 700 mijë euro.

Sipas njoftimit zyrtar për dhënie të kontratës, punimet do të kryhen nga kompania “MBB Construction SH.P.K.” nga Prizreni, e cila është shpallur fituese e tenderit në vlerë prej 706 mijë e 922 euro e 60 centë, shkruan Gazeta Demos.

Në dokumentin e publikuar thuhet se për këtë tender kanë aplikuar gjithsej gjashtë operatorë ekonomikë, ndërsa kontrata është dhënë përmes procedurës së hapur të prokurimit publik. Kriter për përzgjedhje ka qenë oferta me çmimin më të ulët.

Vlera e parashikuar e projektit kishte qenë 720 mijë e 920 euro, ndërsa kontrata zyrtarisht është dhënë më 18 mars 2026. Nënshkrimi i saj pritet të bëhet më 18 maj 2026.

Projekti parasheh renovimin e Hemodializës në kuadër të QKUK-së, një nga repartet më të rëndësishme për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për dializë të vazhdueshme./GazetaDemos/

Më shumë nga Stil

  • 20:00Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
  • 19:44Nis eklipsi diellor, spektakli qiellor shihet pjesërisht edhe nga Kosova
  • 21:52“Kujdes nga eklipsi diellor”, mjekët japin udhëzimet për ta parë pa rrezikuar sytë: Syzet e diellit nuk mjaftojnë
  • 19:12Evropa Perëndimore regjistroi temperatura rekord në qershor dhe korrik