Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Stil

Ky është vendi i njohur ku ka sa njerëz aq mace

GD
Gazeta Demos14 tetor 2025 në 19:54
Ky është vendi i njohur ku ka sa njerëz aq mace

Zyrtarët në shtetin ishullor në këndin lindor të Mesdheut vlerësojnë se ekziston nga një mace për secilin banor të vendit – edhe pse aktivistët pretendojnë se popullsia e vërtetë e këtyre kafshëve është për qindra mijëra më e lartë.

Në fund të shtatorit, Komisionit Parlamentar për Mjedisin iu tha se një program ekzistues i sterilizimit ishte tepër i kufizuar për ta frenuar popullsinë e maceve, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press” .

“Është program i mirë, por ka nevojë që të zgjerohet” – tha Antonia Theodosiou, komisionere për mjedisin, duke theksuar se me këtë program kryhen vetëm 2 mijë sterilizime në vit me një buxhet prej vetëm 100 mijë eurosh.

Përderisa nuk ka të dhëna zyrtare krahasuese, Theodosiou tha se Qiproja ka fituar reputacion për popullsinë e maceve që është jashtëzakonisht e lartë në krahasim me numrin e njerëzve që banojnë në ishull.

Ministrja e Mjedisit, Maria Panayiotou, njoftoi më 4 tetor – Dita Botërore e Kafshëve – se Qeveria do ta rrisë fondin për sterilizimin e maceve, duke e çuar në 300 mijë euro në vit. Vendimi u vlerësua pozitivisht si hap domethënës.

Megjithatë, Charalambos Theopemptou, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mjedisin, paralajmëroi që çështja të mos mbështetet vetëm te të hollat. “Duhet të ketë një plan. Nuk mundemi thjesht të vazhdojmë me sterilizimin pa pasur një plan” – tha ai.

Duke e marrë parasysh natyrën grabitqare të maceve, një popullsi e madhe jo vetëm që ka potencial për ta dëmtuar ekosistemin e ishullit, por do të mund të shkaktonte vuajtje të mëdha për macet që enden rrugëve të mbushura me vetura në kërkim të ushqimit dhe strehimit.

Duke e pasur turizmin nxitës kyç ekonomik, Qiproja me mace është bërë atraksion i rëndësishëm për miliona turistë që i kalojnë pushimet atje. Macet e ushqyera mirë shihen shpesh buzë restoranteve duke e ngrënë ushqimin e lënë nga njerëzit.

macenjerez

Më shumë nga Stil

  • 16:00Mbi 3,700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët