Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Stil

Pas 52 orësh pa gjumë, IShowSpeed i përfundon të gjitha misionet e GTA 6

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2026 në 23:27
Pas 52 orësh pa gjumë, IShowSpeed i përfundon të gjitha misionet e GTA 6

YouTuberi i njohur amerikan, Darren Watkins Jr., i njohur për publikun e gjerë si IShowSpeed, ka thyer çdo kufi të qëndrueshmërisë duke përfunduar të gjitha misionet e lojës së shumëpritur “Grand Theft Auto 6” (GTA 6) në një transmetim të vetëm të pandërprerë, i cili zgjati plot 52 orë e 31 minuta pa bërë asnjë minutë gjumë.

IShowSpeed e nisi këtë sfidë maratonike menjëherë pas publikimit zyrtar të lojës më 19 nëntor, duke shkuar deri në fund të historisë në një seancë të vetme dhe duke u renditur kështu ndër transmetuesit e parë të mëdhenj në botë që e përmbyllin këtë kapitull.

Edhe pse para publikimit të lojës ai kishte deklaruar se nuk kishte ndërmend të luante pa ndërprerje – duke planifikuar që të luante 10 deri në 12 orë në ditë dhe të pushonte jashtë kamerave – entuziazmi e bëri të ndërronte mendje. Pasi kaloi 30 orë para ekranit, ai pranoi se thjesht nuk po arrinte të ndalej, duke shtuar më vonë se nuk po nxitonte për rekorde, por nuk po mund të shkëputej nga loja për të fjetur.

Momenti më emocional i gjithë këtij transmetimi ndodhi në sekondat e fundit, kur gjatë shfaqjes së titrave përmbyllës të lojës, IShowSpeed nuk mundi t’i përmbante emocionet dhe u përlot, duke e cilësuar “GTA VI” si lojën më të mirë të të gjitha kohërave.

ishowspeedgjithagjumë

Të ngjashme

Trump: Po bëjmë histori, do të diskutojmë të gjitha problemet e botës

Trump: Po bëjmë histori, do të diskutojmë të gjitha problemet e botës

11:03