Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Stil

Studim: Agjërimi ul rreziqet nga infarkti

GD
Gazeta Demos7 shtator 2025 në 16:29
Studim: Agjërimi ul rreziqet nga infarkti

Një studim i publikuar së fundmi sugjeron se agjërimi me ndërprerje (intermittent fasting) mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për infarkt, duke parandaluar formimin e mpiksjeve të rrezikshme të gjakut.

Hulumtuesit analizuan të dhënat nga 160 persona me sëmundje të arterieve koronare, si dhe eksperimente në gjak njerëzor dhe te minjtë.

Sipas revistës Life Metabolism, ata zbuluan se agjërimi ndihmon në frenimin e aktivizimit të trombociteve dhe formimit të mpiksjeve. Ky efekt lidhet me rritjen e prodhimit të një substance nga zorrët, të quajtur indole-3-propionic acid (IPA), e cila ka treguar efekte të ngjashme me ilaçin kundër mpiksjes klopidogrel.

Agjërimi gjithashtu rriti nivelin e bakteries C. sporogenes, e cila prodhon IPA.

Tek minjtë që morën këtë substancë, u vu re një zgjatje e kohës së mpiksjes dhe përmirësim i funksionit të zemrës dhe trurit pas ishemisë.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar efektet afatgjata dhe për të konfirmuar përfundimet.

Agjërimi me ndërprerje, i kombinuar me një dietë të shëndetshme, mund të shërbejë si një mënyrë jetese për të reduktuar rreziqet kardiovaskulare.

agjerimi

Më shumë nga Stil

  • 23:01Franca lehtëson rregullat e rrepta të prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur