Meta ka filluar testimin e Instagram Plus, një plan me pagesë që ofron veçori për menaxhimin e Stories dhe, në përgjithësi, për ndërveprimin social.
Kompania që prodhon Facebook, WhatsApp dhe Threads e konfirmoi lajmin për TechCrunch, pa zbuluar nëse ky testim do të vazhdojë apo cilat vende të tjera do të përfshijë.
Instagram Plus sjell disa veçori të reja. Abonentët mund të shikojnë postimet në Story të përdoruesve të tjerë nën modalitetin Incognito dhe të shohin se sa herë është parë postimi i tyre duke kërkuar emrin e një përdoruesi specifik pa pasur nevojë të shfletojnë të gjithë listën.
Gjithashtu mund të krijohen lista të pakufizuara “miqsh të ngushtë” , një veçori që lejon zgjedhjen e një grupi përdoruesish që lejon shikimin e postimeve në Story. Po ashtu një tjetër element i Instagram Plus është shikimi paraprak i postimit në Story para se të publikohet si dhe zgjatja e periudhës së dukshmërisë së tyre nga 24 orë në 48 orë.
