Ekspertët e sigurisë kibernetike po japin alarmin për një lloj të ri fushate hakerimi, të quajtur “DarkSword”, që mund të hyjë në të dhënat personale në miliona iPhone.
Sulmet synojnë iPhone-ët me versionet iOS 18.4 deri në 18.6.2 me një teknikë “godite dhe ik” që vjedh të dhëna personale, duke përfshirë mesazhet me tekst, email-et dhe historikun e vendndodhjes së një përdoruesi, brenda pak minutash, sipas një hetimi të përbashkët nga Google, kompania e cloud-it Lookout dhe platforma e privatësisë iVerify.
Hakerët shfrytëzojnë shfletuesin parazgjedhur të Apple, Safari, dhe një veçori grafike të quajtur WebGPU për të thyer mbrojtjet e zakonshme të sigurisë së iPhone. Pasi hyjnë brenda, të dhënat dërgohen brenda sekondave dhe të gjitha gjurmët e ndërhyrjes fshihen menjëherë, duke e bërë zbulimin të vështirë.
Përafërsisht 14 përqind e përdoruesve të iPhone në mbi 221 milionë pajisje përdorin versione të iOS që mund të jenë të cenueshme, sipas iVerify . Ky numër mund të rritet deri në 270 milionë pajisje nëse versione të tjera të iOS, më të vjetra ose më të reja, janë të cenueshme.
