Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Këndvështrime

PSE DY STANDARDE PËR ZBATIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE?

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 18:32
PSE DY STANDARDE PËR ZBATIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE?

Nga: MSc. Adem Lushaj, drejtor i Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan

Në një shtet që synon të ndërtojë demokraci funksionale dhe sundim të ligjit, nuk duhet të ketë vend për standarde të dyfishta në zbatimin e Kushtetutës dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Pikërisht për këtë arsye, sot është e nevojshme të shtrohet hapur një pyetje që prek jo vetëm një rast konkret, por vetë kredibilitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës: A zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese njësoj, pavarësisht se kë prekin dhe çfarë interesash politike apo institucionale prekin ato?

Kur ishte fjala për pronat e ndërmarrjeve shoqërore APIKO dhe ILIRIA, si dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me 24 hektarët e kontestuar të Manastirit të Deçanit, presioni vendor dhe ndërkombëtar për zbatimin e vendimit ishte i jashtëzakonshëm.

Për moszbatimin e atij vendimi flitej edhe për pasoja serioze për Kosovën, ndërsa zbatimi i tij konsiderohej çështje e sundimit të ligjit, respektimit të institucioneve dhe kredibilitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Vendimi u zbatua, përkundër kundërshtimeve të fuqishme të qytetarëve të Deçanit. Për ta, çështja nuk ishte vetëm juridike, por lidhej edhe me pronën publike, interesin e qytetarëve dhe mundësitë e zhvillimit të ardhshëm të komunës. Shqetësimi për pasojat në zhvillimin hapësinor dhe ekonomik të Deçanit vazhdon të jetë i pranishëm.

Por sot shtrohet një pyetje shumë më e madhe: Pse nuk po shohim të njëjtin standard kur bëhet fjalë për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe funksionimin e institucioneve të Republikës?

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të jenë të detyrueshme kur u përshtaten politikës, ndërsa të anashkalohen, zvarriten apo relativizohen kur prekin partitë politike, deputetët ose pushtetin.

Nëse moszbatimi i një vendimi kushtetues për pronat e Deçanit konsiderohej shkelje e rëndë e sundimit të ligjit, atëherë moszbatimi i një vendimi kushtetues që lidhet me funksionimin e vetë institucioneve të shtetit, nuk mund të trajtohet si një çështje e zakonshme politike.

Përkundrazi, këtu preket vetë themeli i rendit kushtetues: askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk mund të zgjedhë se cilin vendim të Gjykatës Kushtetuese do ta zbatojë. Dhe këtu qëndron edhe paradoksi.

Në rastin e Deçanit, për zbatimin e vendimit u ushtrua një presion i fuqishëm vendor dhe ndërkombëtar. Argumenti ishte i qartë dhe, në parim, i drejtë: vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen. Nuk mund të kemi një standard për pronën dhe një tjetër për institucionet. Nuk mund të kemi një standard kur kërkohet zbatimi i një vendimi në një komunë dhe një tjetër kur vendimi prek funksionimin e Kuvendit, konstituimin e institucioneve apo raportet ndërmjet pushteteve.

Këtu nuk bëhet fjalë për APIKO-n, ILIRINË, Deçanin apo ndonjë parti politike. Bëhet fjalë për Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj, pyetja duhet t’u drejtohet jo vetëm institucioneve të Kosovës, por edhe faktorit ndërkombëtar që vazhdimisht dhe me të drejtë kërkon forcimin e sundimit të ligjit në vend: A vlejnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese njësoj për të gjithë, apo zbatimi i tyre varet nga interesi politik dhe nga shkalla e presionit ndërkombëtar?

Shteti ligjor nuk mund të funksionojë me standarde të dyfishta. Nëse kërkojmë që qytetari, komuna, biznesi dhe çdo institucion t’i respektojë vendimet e gjykatave, atëherë këtë detyrim duhet ta respektojnë edhe Kuvendi, Qeveria, partitë politike dhe çdo bartës i pushtetit.

Kushtetuta nuk është pronë e askujt. Gjykata Kushtetuese nuk është institucion që duhet dëgjuar vetëm kur vendimi na pëlqen. Dhe sundimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv. Kosova nuk ka nevojë për dy standarde në zbatimin e Kushtetutës. Ka nevojë për një standard të vetëm: respektimin e saj.

 

 

gjykatëskushtetuesezbatimin

Të ngjashme

Shkeljet në Kuvend, Gjini: Aleanca do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Shkeljet në Kuvend, Gjini: Aleanca do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

15:00
Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

09:21
Daka: Gjykata Kushtetuese s’ka çka thotë më, konstituimi është çështje e gjykuar

Daka: Gjykata Kushtetuese s’ka çka thotë më, konstituimi është çështje e gjykuar

08:45
Gruda: Shkeljet kushtetuese PDK-ja do t’i trajtojë pas 16 shtatorit – sot kemi ardhur për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Gruda: Shkeljet kushtetuese PDK-ja do t’i trajtojë pas 16 shtatorit – sot kemi ardhur për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

11:48