Një vajzë 12-vjeçare në Londër, Mia Shay St Hilaire, humbi jetën pas një reaksioni të rëndë alergjik, pasi konsumoi një milkshake të kontaminuar me lajthi.
Hetimi zbuloi se blenderi i përdorur për përgatitjen e pijes nuk ishte pastruar pas përgatitjes së një milkshake me Kinder Bueno, duke lënë gjurmë lajthie. Mia, e cila kishte alergji ndaj lajthisë, pësoi anafilaksi dhe, pavarësisht trajtimit urgjent, ndërroi jetë në spital, shkruan Independent
Familja e saj kërkoi ndryshime në mënyrën se si bizneset ushqimore menaxhojnë alergjitë, duke theksuar se vlerësimet e higjienës nuk tregojnë gjithmonë se sa mirë zbatohen masat për mbrojtjen e personave me alergji.


