Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

“23 mbetje mortore në Zubin-Potok”, Limani: Në njërin lokacion dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 20:13
“23 mbetje mortore në Zubin-Potok”, Limani: Në njërin lokacion dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet

Agron Limani, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar se në tri lokacione në Zubin-Potok janë gjetur mbetje mortore të 23 personave, të cilët dyshohet se janë zhdukur më 19 prill 1999.Limani, në emisionin “Five”, tha se përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur në këtë zonë kanë vazhduar për disa vite, ndërsa gjatë muajit të fundit janë identifikuar tri lokacione.

“Për fat të mirë dhe falë përpjekjeve disa vjeçare për gjetjen e grupit të intelektualëve, janë identifikuar tri lokacione. Në lokacionin e parë, në Kalludër të Vogël, janë gjetur mbetje mortore të 13 personave, në të dytin, në Jabuqe, të katër personave, ndërsa në lokacionin e tretë të gjashtë personave. Janë mbetje mortore të 23 personave që janë zhdukur më 19 prill të vitit 1999”, tha Limani.Ai bëri të ditur se mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e mëtejshme.

“Duhet të falënderojmë Policinë e Kosovës dhe të gjithë të tjerët për zbardhjen e të vërtetës. Këtij procesi i ka ndihmuar edhe arrestimi i tre të dyshuarve që akuzohen për krime lufte. Dyshohet që janë autorët e këtij krimi makabër. Çelësi, sipas organeve të sigurisë, është arrestimi i tyre”, u shpreh ai.Limani tha se në terren janë identifikuar tri gropa ku dyshohet se ishin varrosur mbetjet mortore.

“Zona është pastruar dhe aty figurojnë tri gropa që kanë qenë të varrosura mbetjet mortore. Njëra prej tyre është përdorur si gropë gëlqereje. Brenda dy-tri ditësh do të organizohet një vizitë aty”, deklaroi Limani.Ai e cilësoi të tmerrshme zonën ku dyshohet se janë kryer vrasjet dhe varrosjet.

“Është e tmerrshme të shikosh relievin ku janë vrarë dhe janë varrosur njerëzit, deri ku ka shkuar çmenduria serbe. Pa informacione të tilla nuk do të mund të realizohej një gjetje e tillë”, tha Limani.Sipas tij, dëshmitë në terren tregojnë se disa nga trupat mund të jenë zhvendosur nga varret primare.

“Në njërin lokacion shihet që trupat janë të dekompozuar dhe të dëmtuar dhe krijohet përshtypja që varri primar nuk ishte aty, por kishte qenë diku tjetër dhe trupat ishin sjellë aty. Në lokacionin e dytë, te katër trupat, kishte edhe fishekë. Në atë vend janë ekzekutuar dhe varrosur. Edhe në lokacionin e tretë janë gjetur fishekë dhe municion”, tha ai.Limani shtoi se këto dëshmi lënë të kuptohet se viktimat fillimisht mund të jenë varrosur në vende të tjera dhe më pas janë zhvendosur me qëllim të fshehjes së krimit.

“Në njërin lokacion shihet se trupat janë të dekompozuar dhe të dëmtuar, duke krijuar përshtypjen se varri primar nuk ka qenë aty, por se trupat janë sjellë më vonë. Në lokacionin e dytë, te katër trupat, janë gjetur edhe fishekë, që tregon se në atë vend mund të jenë ekzekutuar dhe varrosur. Edhe në lokacionin e tretë janë gjetur fishekë dhe municion”, tha ai.Sipas Limanit, këto dëshmi ngrenë dyshime se viktimat fillimisht mund të jenë varrosur në vende të tjera dhe më pas janë zhvendosur për të fshehur gjurmët e krimit.

mortorelimanimbetje

Të ngjashme

Yll Limani: Thirrje për drejtësi pas tragjedisë së Arlindës

Yll Limani: Thirrje për drejtësi pas tragjedisë së Arlindës

17:36
Mbetjet mortore të gjetura në Mitrovicë të Veriut dërgohen për analiza të ADN-së

Mbetjet mortore të gjetura në Mitrovicë të Veriut dërgohen për analiza të ADN-së

13:44

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Banka ku Arlinda kishte kredi kërkon falje për sms që e dërgoi: U gjenerua automatikisht, po e shqyrtojmë faljen e detyrimit
  • 23:39Dikur në ballë të protestave për gratë, ku mbeti zëri i Adelina Tërshanit pas vrasjes së Arlinda Zekajt?
  • 23:00Përplasje në PS për Erion Veliajn, Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë në Fier
  • 22:58Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë
  • 22:50Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim