Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

273 të rinj ngjiten në Gjeravicë: “Këtë rrugëtim ia kushtuam heronjve tanë në Hagë”

GD
Gazeta Demos21 qershor 2026 në 11:01
273 të rinj ngjiten në Gjeravicë: “Këtë rrugëtim ia kushtuam heronjve tanë në Hagë”

Një numër i madh njerëzish që lëvizte në errësirën e natës drejt majës më të lartë të Kosovës krijoi një pamje të rrallë dhe një moment historik në bjeshkët e Gjeravicës.

Plot 273 të rinj e të reja, të organizuar nga klubi alpin PBA Peak Bound, realizuan një ngjitje rekord, duke shënuar numrin më të madh të pjesëmarrësve në një aktivitet të tillë në Gjeravicë.

Ngjitja u zhvillua natën e së dielës dhe, sipas organizatorëve, përveç dimensionit sportiv dhe aventurës, ajo mbarti edhe një mesazh simbolik.

Pjesëmarrësit ia kushtuan këtë aktivitet ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. “Ishte një pamje madhështore të shihje këtë lumë njerëzish duke ecur drejt majës më të lartë të Kosovës. Çdo hap ishte i mbushur me emocion, energji, vullnet dhe dashuri për natyrën e vendin tonë”, thuhet në mesazhin e organizatorëve pas përfundimit të ngjitjes.

Ata theksuan se gjatë gjithë rrugëtimit pjesëmarrësit kujtuan me respekt dhe krenari ata që e sakrifikuan jetën dhe lirinë për vendin.

“Këtë ngjitje ia kushtuam heronjve tanë, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë. Në çdo hap drejt majës, i kujtuam me respekt dhe krenari për sakrificën e tyre”, u shprehën organizatorët.

Për mbarëvajtjen dhe sigurinë e grupit të madh u angazhua një ekip i veçantë, i përbërë nga Kastriot Kadrijaj, Riza Lekaj, Atdhe Kastrati, Lavdim Mehani, Bedri Bushi, Erion Maksutaj, Albin Dragusha, Agron Qajani, Milot dhe Agron Iberdemaj, të cilët u vlerësuan për përkushtimin e treguar gjatë gjithë aktivitetit.

Organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për kontributin në këtë ngjarje, duke e cilësuar atë si dëshmi të fuqisë së rinisë për t’u bashkuar rreth sfidave pozitive dhe aktiviteteve që promovojnë natyrën, sportin dhe solidaritetin.

“273 pjesëmarrës. Një majë. Një qëllim. Një rekord që do të mbahet mend gjatë”, ishte mesazhi përmbyllës i organizatorëve pas ngjitjes historike në Gjeravicë.

hage

Më shumë nga Lajme

  • 17:43Kryeziu-Hyseni: LVV dhe LDK po punojnë për një emër konsensual për president
  • 17:42Dosja “Sheholli” dhe plani i BIA-s për përhapjen e radikalizmit islamik, reagon Latifi: Nuk keni dashur të dëgjoni e të shikoni, një ditë do të jetë vonë
  • 17:41Kolona deri në 300 metra në Jarinjë, deri në 100 metra në Merdarë
  • 17:28Gërvalla takon Shefin e ri të EULEX-it: Reformë për çlirimin e sistemit të drejtësisë nga krimi, korrupsioni, ndikimet e paligjshme dhe konfliktet e interesit
  • 17:26Akademia për Eqrem Kryeziun, Totaj: Një prej figurave më të ndritshme në Prizren dhe Kosovë