Sot bëhen 28 vite nga rënia heroike e dëshmorit të UÇK-së, Kadri Latifaj, nga fshati Prejlep i Deçanit.

Me rastin e përvjetorit të rënies së tij, vëllai i tij, Gani Latifaj, ka ndarë një mesazh përkujtimor, duke kujtuar me mall e krenari vëllain e tij.

“Është shumë e vështirë të mendojmë se nuk je më në mesin tonë. Të vështira janë të gjitha ditët kur nuk e shohim buzëqeshjen tënde, atë buzëqeshje që sillte gëzim në familje, në shoqëri dhe kudo ku ti ishe prezent”, ka shkruar Gani Latifaj.

Shkrimi:

Është shumë e vështirë të mendojmë se nuk je më në mesin tonë. Të vështira janë të gjitha ditët kur nuk e shohim buzëqeshjen tënde, atë buzëqeshje që sillte gëzim në familje, në shoqëri dhe kudo ku ti ishe prezent.

Mungesa jote ndihet në çdo moment, por ti jeton përgjithmonë në zemrat tona, sepse aty e ke vendin tënd.

Të jesh Dëshmor i Kombit është nderi dhe sakrifica më e madhe. Pa kontributin tënd dhe të shumë dëshmorëve që dhanë më të shtrenjtën – jetën e tyre për lirinë tonë – ne sot nuk do ta gëzonim këtë liri.

Të shkruaj një përkujtim për ty është gjithmonë e dhimbshme, por njëkohësisht jemi pafundësisht krenarë për ty, për veprat, guximin dhe sakrificën që dhe sa ishe në mesin tonë.

Besojmë se ti dhe shokët e tu jeni në Parajsë, sepse me sakrificën tuaj e keni merituar përjetësinë.

Lavdi dhe respekt për ty, Vëlla i Dashur!
Krenaria e familjes dhe e Kombit!

Do të të kujtojmë gjithmonë me mall, dhimbje dhe krenari.
28 vite pa ty, por asnjë ditë pa kujtimin tënd.