Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Deliu për Gërvallën e Sveçlën: Këta janë përgjegjës për dështimin e shtetit

GD
Gazeta Demos30 tetor 2026 në 19:12
Deliu për Gërvallën e Sveçlën: Këta janë përgjegjës për dështimin e shtetit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kritikuar Qeverinë dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ajo e ka akuzuar ekzekutivin për dështim në përmbushjen e përgjegjësive institucionale për mbrojtjen e qytetarëve.

Deliu ka përmendur rastet e vrasjeve të grave që kanë ndodhur gjatë këtij viti si dhe ato të dhunës në familje.

“Këta kanë qenë përgjegjës për dështimin e shtetit jo vetëm në rastin e Arlinda Zekajt, i kemi nëntë vrasje këtë vit dhe kemi stërkeqje. Shiheni raportet policore për çdo ditë, Pesë, gjashtë, shtatë raste të dhunës në familje”, ka deklaruar Deliu në KlanKosova.

Ajo ka theksuar se nuk po pretendon që qeveritë e kaluara nuk janë përballur me sfida të ngjashme, por sipas saj, rasti i Arlindës ka nxjerrë në pah mungesën e përgjegjësisë institucionale.

Deliu ka kritikuar funksionimin e mekanizmave institucionalë, përfshirë Policinë, Prokurorinë, gjyqësorin dhe Qeverinë, duke thënë se ato kanë dështuar t'ia sigurojnë një gruaje të drejtën themelore për jetë dhe mbrojtje.

deliupërgjegjësdështimin

Të ngjashme

Deliu i drejtohet Gërvallës: Oj zonjë ke dështu si ministre

Deliu i drejtohet Gërvallës: Oj zonjë ke dështu si ministre

19:28

Më shumë nga Lajme

  • 19:48Musliu-Shoshi kritikon institucionet: 44 ditë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, ende pa strategji e buxhet
  • 19:47Gruaja e Gazmend Hoxhës pas dorëheqjes së tij: Po të linin, do të përballeshe sa herë të ishte nevoja
  • 19:08Deputeti i LVV-së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë
  • 18:51Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje
  • 18:37Protestuesit vendosin tendë para Qeverisë