Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

GD
Gazeta Demos22 janar 2026 në 07:40
28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Sot bëhen 28 vjet nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Më 22 janar 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë (Skenderaj), rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat u drejtuan drejt Kullës së Jasharëve për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Ky aksion i policisë së Serbisë ndaj familjes së Shaban Jasharit, erdhi plot 6 vite pas aksionit të 30 dhjetorit të vitit 1991.

Sulmi i tretë i Serbisë ndaj familjes Jashari ndodhi vetëm një muaj e gjysmë më pas, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, mijëra policë dhe ushtarë të Serbisë e kryen aksionin e tretë dhe më fatalin në Prekaz, duke i vrarë 20 anëtarë të familjes së Shaban Jasharit, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, nga 59 sa u vranë gjithsej ato ditë në Prekaz.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, njofton se sot mban homazhe në orën 10:00, në Prekaz, pranë Kompleksit Memorial.

“Në nderim të datës 22 janar 1998 kur forcat serbe sulmuan për herë të dytë familjen Jashari në Prekaz, ngjarje kjo që shënoi një vendim historik të qëndresës, ku përballë dhunës dhe rrezikut familja zgjodhi të mos largohej nga shtëpia dhe trualli i vet, duke i treguar botës se shqiptarët nuk braktisin kurrë tokën e tyre, OVL UÇK fton familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarët dhe qytetarët që të marrin pjesë për homazhe në orën 10:00, në Prekaz, pranë Kompleksit Memorial”, thuhet në njoftim.

Prekaz

Më shumë nga Lajme

  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë
  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë
  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë