Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 13:54
PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë thirrje publike ndaj kryesuesit Avni Deharit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të mundësojnë vazhdimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Tahiri tha se VV po e pengon konstituimin e Kuvendit përmes kryesuesit, duke mos thirrur seancën, për të cilën ai thotë se është obligim ligjor.

“Kemi bërë kërkesë zyrtare sot që ai ta ushtrojë detyrën e vet, ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën dhe ta thërrasë seancën”, tha deputeti në një konferencë për media.

Sipas Tahirit, kërkesa e tyre është që seanca të thirret çdo 48 orë, në mënyrë që Kuvendi të jetë funksional. Ai bëri të ditur se subjektet politike janë ftuar që nesër në orën 11:00 të jenë të pranishme në seancë.

“Aleanca është përgjigjur pozitivisht, presim që edhe të tjerat të përgjigjen pozitivisht që të jemi në seancë dhe ta konstituojmë”.

Tahiri paralajmëroi se reagimi i PDK-së do të intensifikohet nëse, siç tha ai, vazhdon pengimi i funksionalizimit të Kuvendit.

“Reagimi do të rritet vazhdimisht, sepse pushtetin autoritar nuk e lejon askush.”

Deputeti i PDK-së e cilësoi situatën si cenim të rendit kushtetues, duke theksuar se mosfunksionalizimi i Kuvendit po e dëmton funksionimin institucional të vendit.

nesërkuvenditftesë

Të ngjashme

Dënimi i ish-krerëve, OVL UÇK mblidhet nesër

Dënimi i ish-krerëve, OVL UÇK mblidhet nesër

17:38
Sala Jashari e zhgënjyer pas vendimit në Hagë, kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit

Sala Jashari e zhgënjyer pas vendimit në Hagë, kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit

13:33
Parashikimi i motit për nesër, 16 shtator

Parashikimi i motit për nesër, 16 shtator

23:10
Kryeqyteti njofton se nesër mbahet mësim

Kryeqyteti njofton se nesër mbahet mësim

20:52

Më shumë nga Lajme

  • 12:22Pas aktgjykimit, Specialja nis procedurën për zhdëmtimin e viktimave – caktohen afatet
  • 12:14Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, GLPS: Një nga momentet më të rënda për Kosovën
  • 12:13Clark: Dhamë dëshmi që do ta rrëzojnë këtë dënim, SHBA të punojë që Apeli ta marrë vendimin e duhur
  • 11:56“I godite me akuzat më të rënda, tash hesht”, Deliu: Dil Donikë, Kosovës i ke borxh një përgjigje
  • 11:51Gjobiten me nga 500 euro dy avokatët, munguan në gjykimin për barrikadat në veri