Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

28-vjetori i rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Kurti: Luftuan me bindjen se liria do të jetë trofeu

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 22:58
28-vjetori i rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Kurti: Luftuan me bindjen se liria do të jetë trofeu

Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar katër dëshmorët Fehmi Lladrovcin, Xhevë Krasniqi Lladrovcin, Fatime Hetemin dhe Shefqet Zekën, në 28-vjetorin e rënies së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se më 22 shtator 1998, katër luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç u shpreh ai, u përjetësuan bashkërisht si dëshmorë të lirisë së atdheut tonë.

“Atë ditë, në fshatin Gradinë, Fehmi Lladrovci nga Gllanasella e Drenasit me bashkëshorten e tij Xhevë Krasniqin nga Drenoci i Malishevës, si dhe Fatime Hetemi nga Bistrica e Shalës bashkë me Shefqet Zekën nga Prishtina, ranë dëshmorë duke luftuar përballë forcave armike serbe. Ata po e mbronin popullsinë civile të Drenicës, nga forcat e armatosura të Serbisë që kishin depërtuar në drejtim të Çikatovës dhe Gllanasellës”, shkroi ai.

Kurti u shpreh se ata luftuan deri në vdekje me bindjen se liria e Kosovës do të jetë trofeu i luftës dhe i jetës së tyre.

“Veprimtar i hershëm politik për çfarë kishte mbajtur edhe burg mes viteve 1985 dhe 1991, Fehmi Lladrovci kishte qenë shumë aktiv mes emigrantëve politikë në Gjermani gjatë viteve ’90, deri kur në mes të vitit 1997 ishte kthyer në Kosovë, për ta ndihmuar nga brenda organizimin dhe rezistencën e armatosur. Një njeri me shumë përvojë, bagazh patriotik dhe me integritet moral, Feha, ishte Komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, teksa mendohej si njëri nga drejtuesit më të spikatur të kësaj ushtrie në ngritje e sipër”.

“Bashkë me gruan e tij, Xhevë Krasniqin, e diplomuar për letërsi dhe drejtësi, të dy përbënin një çift të përkryer që dashurinë mes tyre, e kishin sublimuar te dashuria për atdheun dhe liria e tij. Në javët e fundit të ofensivës plot operacione të policisë dhe ushtriaë serbe ndaj UÇK-së, në të njëjtën betejë me Fehmiun dhe Xhevën, ranë dëshmorë shoqja e Xhevës, Fatime Hetemi dhe luftëtari i brigadës së komanduar nga Fehmiu, Shefqet Zeka”, shkroi Kurti.

fehmixhevëkurti

Të ngjashme

"E ngacmonim, Xheva është shënjestare më e mirë se ti", Buja ndanë kutjime me Xhevë e Fehmi Lladrovcin: Ma qepi një gjoksore për karikatorë

"E ngacmonim, Xheva është shënjestare më e mirë se ti", Buja ndanë kutjime me Xhevë e Fehmi Lladrovcin: Ma qepi një gjoksore për karikatorë

15:09
Ali Ahmeti përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Kujtimi për ju është i përjetshëm

Ali Ahmeti përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Kujtimi për ju është i përjetshëm

10:49
Lushtaku përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë

Lushtaku përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë

10:00
Haradinaj përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Kur ra vëllai im Luani, ata të dytë ishin në krye të rreshtit

Haradinaj përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Kur ra vëllai im Luani, ata të dytë ishin në krye të rreshtit

09:58

Më shumë nga Lajme

  • 23:22Diplomati, Vigan Berisha, zyrtarisht Konsull i parë i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih
  • 23:18Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Çerkini: Aktgjykimi i Speciales ngre pikëpyetje juridike e kushtetuese
  • 23:14Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime
  • 23:12Aksident në Shqipëri, humb jetën një 50-vjeçar