Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

30 ditë paraburgim për kolonelin Nexhmi Krasniqi dhe tre të tjerët

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 22:41
30 ditë paraburgim për kolonelin Nexhmi Krasniqi dhe tre të tjerët

Koloneli i stacionit policor të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi dhe tre persona të tjerë u arrestuan nga Policia e Kosovës për vepren penale “detyrimi”.

Gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë, duke iu caktuar 30 ditë paraburgim Nexhmi Krasniqit, dhe tre të tjerve.

Përveç Krasniqit, të arrestuar janë edhe Xhevat Sallauka, Liman Sallauka dhe Ramadan Paçarizi.

Prokuroria në kërkesën për paraburgim ka thënë se koloneli Krasniqi dhe të tjerët detyruan viktimën që ta shiste një parcelë 250 mijë euro, përkundër që vlera e saj shkonte në treg deri në 500 mijë euro.

Arrestimi i Nexhmi Krasniqit- Kush tjetër u kap bashkë me të (EMRAT“I dëmtuari nga frika dhe presioni, dhe me miratimin e dëshmitarit E.E., si pronarë i pjesës të kësaj ngastre vendosin të tërhiqen në dobi të R.P., i cili më pas e blenë këtë parcelë nën çmimin e tregut për 250,000 euro, e cila pronë realisht kishte vlerë prej 400 mijë deri në 500 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për Ramadan Paçarizin, prokuroria thotë se i është shmangur tatimit në vlerë prej 130 mijë eurosh.

“Gjithashtu, i pandehuri R.P., në muajin dhjetor të vitit 2024 në Prizren, me qëllim të që t’i shmanget, pagesës reale të tatimit, i cili obligim kërkohet me ligj, i njëjti nuk ka deklaruar në ATK qarkullimin real ekonomik të cilin e ka pasur në kuadër të blerjes së paluajtshmërisë së lartëcekur, ku si rezultat i shmanget tatimit në vlerë prej 130,000.00 euro, me ç’ rast i shkakton dëm material Administratës Tatimore të Kosovës, respektivisht buxheti i Republikës së Kosovës. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” sipas KPRK”, thuhet tutje në njoftim.

Këto janë pronat që Prokuroria po kërkon të bllokojë në rastin e Nexhmi Krasniqit Prokuroria Themelore në Prizren, lidhur me këtë rast ka bërë ngrirjen e xhirollogarive në vlerë prej 126 mijë e 997 euro, ka sekuestruar të holla kesh gjatë bastisjes në vlerë prej 8 mijë e 850 euro, dhe ka ngrirë një pronë me sipërfaqe të përgjithshme prej 58,7 ari.

nexhmi kfasniqi

Më shumë nga Lajme

  • 17:02Asociacioni, Demarkacioni, rrëzimi i Qeverisë Hoti: 10 aktgjykimet ku mori pjesë kandidati për president, Bekim Sejdiu
  • 17:01Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit
  • 16:43Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, Musliu: Nuk është diçka e panjohur
  • 16:42Rrusta: Abdixhiku me LDK-në ekzistojnë veç për një përdorim, në momentin që votohet presidenti pushon arsyeja këta me ekzistu në politikë
  • 16:42Policia shqiptare nis hetimet për vdekjen e 37-vjeçares shtatzënë