Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 17:01
Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së fundit janë regjistruar katër raste të reja me fruth.

“Sipas të dhënave të IKShPK-së, gjatë periudhës 16 prill – 30 gusht 2026 janë konfirmuar 151 raste, prej tyre në javën e fundit janë regjistruar 4 raste të reja me fruth”, thuhet në komunikatën e institutit.

IKShPK ka bërë të ditur se mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR.

“Të dhënat tregojnë se mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi”, thuhet në njoftim.

Instituti ka rikujtuar se krahas vaksinimit të rregullt është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar (catch-up).

“Gjatë këtij viti, rreth 2,500 fëmijë të grup-moshës 2–5 vjeç janë vaksinuar përmes vaksinimit catch-up”, njofton IKShPK.

IKShPK u ka bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët, duke theksuar se vaksinimi mbetet mënyra më e mirë për mbrojtjen nga fruthi.

fruthrastereja

Të ngjashme

Durmishi: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, por nëse doni, nuk ka problem

Durmishi: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, por nëse doni, nuk ka problem

21:19

Më shumë nga Lajme

  • 22:31Gani Geci propozon Anton Qunin për president të Kosovës: Besoj edhe AAK do ta mbështeste
  • 22:29Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
  • 22:23Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
  • 22:22Kurti i qorton 6 deputetët e LDK’së që dolën kundër Bekim Sejdiut, thotë se do takohet përsëri me Abdixhikun
  • 22:19Kajtazi: Sejdiu do duhej të tregonte pse institucionet janë marrë peng nga Kurti