Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

37-vjetori i grevës së minatorëve, Haradinaj: Akte të guximshme e moment kthese

GD
Gazeta Demos20 shkurt 2026 në 12:52
37-vjetori i grevës së minatorëve, Haradinaj: Akte të guximshme e moment kthese

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 37-vjetorin e Grevës së Minatorëve, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në rrugën drejt lirisë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se grevat e minatorëve ishin akte të guximshme që u shndërruan në rezistencë gjithëpopullore dhe lëkundën themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë, duke nderuar më shumë se 1300 minatorë që morën pjesë në atë kohë.

“Sot, në shënim të 37-vjetorit të Grevës së Minatorëve, me nderim kujtuam veprën e më shumë se 1300 minatorëve të asaj kohe. Kjo grevë u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore, duke lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë. Mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e punëtorëve të devotshëm të kohë, ishte rikthimi i Trepçës në forcë ekonomike të vendit. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës” e regjistruam si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës”, tha i pari i AAK-së.

Njëherësh, Haradinaj shkroi se ky ishte një hap kyç për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave.

“Ky ishte hap kyç për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave, punësim dhe për ta rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve. Mirënjohës ndaj minatorëve të asaj kohe për guximin dhe sakrificën e tyre, si dhe minatorët e sotëm për angazhimin e palodhur dhe punën e ndershme që vazhdon t’i japë jetë Trepçës dhe ekonomisë së vendit”, shkroi Haradinaj.

ramush haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 09:50Aksidenti në Klinë–Skenderaj, vdes në QKUK personi i lënduar rëndë
  • 09:43Rama: Intervenimet për trotuare të sigurta po vazhdojnë edhe në vikend
  • 09:32PDK e Aleanca kundër ligjit për shtetësinë, LVV i quan “shqetësime artificiale”
  • 09:28Gjakovë: Burri dyshohet se me dhunë ia mori fëmijën bashkëshortes pas mosmarrëveshjes
  • 09:26Një cent më pak se dje, çmimi i naftës për sot e nesër