Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se ka mbajtur testin kualifikues për 371 kandidatë që kanë aplikuar në kuadër të procesit të rekrutimit të 34 prokurorëve të rinj të shtetit.
Sipas njoftimit të KPK-së, nga gjithsej 371 kandidatë që iu nënshtruan testimit, 174 ishin gra dhe 197 burra. Prej 34 pozitave të shpallura, 10 janë të rezervuara për pjesëtarët e komunitetit serb, ndërsa prokurorët e rinj pritet të emërohen në prokuroritë themelore të Kosovës.
Testimi është mbajtur në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
“Procesi i hartimit dhe administrimit të testit është realizuar duke zbatuar parimet e transparencës, integritetit dhe trajtimit të barabartë të të gjithë kandidatëve. Në funksion të këtyre parimeve, pyetjet e testit janë hartuar sot, në ditën e testimit, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtar. Testi kualifikues është mbikëqyrur nga z. Arian Gashi, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, së bashku me anëtarët e tjerë të këtij Komisioni.
