Kandidati i AAK-së për deputet, Dr. Arbër Tolaj, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe mbështetjes së artistëve në Kosovë.

Ai tha se kultura dhe monumentet historike janë dëshmi e gjallë e rrënjëve tona në këto troje dhe se neglizhimi i tyre është i pafalshëm.

Sipas Tolajt, me programin e Aleancës synohet ruajtja dhe promovimi i vlerave kulturore, si dhe përkrahje më e madhe institucionale për artistët dhe trashëgiminë kombëtare.