Në gjashtëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rikujtuar momentin e nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti ka publikuar një fotografi nga ceremonia e 4 shtatorit 2020, ku shihet duke nënshkruar marrëveshjen për normalizimin ekonomik me Serbinë, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Marrëveshja u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.

“Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik.”, ka shkruar Hoti krahas fotografisë.