Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

63 raste me fruth në Kosovë, IKShPK: Prishtina prin me numrin më të madh të të infektuarve

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 17:33
63 raste me fruth në Kosovë, IKShPK: Prishtina prin me numrin më të madh të të infektuarve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se nga 16 prilli deri më 13 korrik 2026 janë konfirmuar gjithsej 63 raste me fruth në vend.

Sipas njoftimit të institutit, vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 11 raste të reja.

Prishtina kryeson me numrin më të madh të rasteve, gjithsej 19, e pasuar nga Ferizaj me 12, Fushë Kosova me 9 dhe Kaçaniku me 8 raste. Lipjani ka regjistruar 3 raste, ndërsa Vushtrria, Shtimja dhe Obiliqi nga 2 raste secila. Me nga një rast janë raportuar në Gjilan, Drenas, Deçan, Skenderaj, Shtërpcë dhe Viti.

IKShPK ka theksuar se fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse, e cila mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e pavaksinuar.

Për këtë arsye, instituti u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurohen që ata të vaksinohen sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.

“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton, u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të sigurojnë vaksinimin e fëmijëve sipas kalendarit të rregullt të imunizimit”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

IKSHPK

Më shumë nga Lajme

  • 17:49Abdixhiku: Presidentin ta zgjedhim bashkë të gjitha partitë shqiptare, LVV-ja le ta formojë e vetme Qeverinë
  • 17:41Abdixhiku pas mbledhjes: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita
  • 16:51Hiri i Etnës mban të mbyllur aeroportin e Katanias deri të premten
  • 16:39Kadrijaj pyet Fitore Pacollin: Çka është kjo veshje në zyre të ministres, na duhet njerëz me integritet në shtet
  • 16:35Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve për kontratë milionëshe të ndërtimit të urave