Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 23:22
“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov

Andrii Sybiha, ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës, ka njoftuar për një telefonatë që ai ka zhvilluar me kryediplomatin gjerman Johann Wadephul.

Siç thekson edhe ministri ukrainas, biseda mes tyre u zhvillua pas takimit që kryediplomati gjerman pati me Lavrovin.

Kryediplomati ukrainas, në postimin e tij, bën të ditur se Wadephul e informoi atë për takimin që ky i fundit pati me Lavrovin, dhe se të dy ata diskutuan për hapat e ardhshëm ‘’të përbashkët për të çuar përpara përpjekjet për paqe dhe për të arritur një armëpushim’’.

”I jam mirënjohës Ministrit Wadephul që i përcolli palës ruse qëndrimet tona të përbashkëta të forta: këmbënguljen që Moska të përfundojë luftën e saj, riafirmimin e mbështetjes së palëkundur për Ukrainën dhe paralajmërimin kundër veprimeve të mëtejshme armiqësore kundër Evropës”, shkruan mes tjerash kryediplomati ukrainas.

Postimi i kryediplomatit ukrainas:

Pata një telefonatë me Johann Wadephul.

Kolegu im gjerman më informoi mbi rezultatet e bisedës së tij me Ministrin e Jashtëm rus në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

I jam mirënjohës Ministrit Wadephul që i përcolli palës ruse qëndrimet tona të përbashkëta të forta: këmbënguljen që Moska të përfundojë luftën e saj, riafirmimin e mbështetjes së palëkundur për Ukrainën dhe paralajmërimin kundër veprimeve të mëtejshme armiqësore kundër Evropës.

Diskutuam hapat e ardhshëm të përbashkët për të çuar përpara përpjekjet për paqe dhe për të arritur një armëpushim.

Folëm gjithashtu për mënyrat për të rritur presionin mbi Rusinë dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e Ukrainës përpara dimrit.

E falënderova Gjermaninë për udhëheqjen e saj në mbështetjen e Ukrainës.

kryediplomatigjermanmoska

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Lushaku Sadriu: Gjermania kërkon shmangien e krizave që bllokojnë Kosovën
  • 10:57Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Kullë një person i dyshuar
  • 10:34Imami shqiptar në Zvicër largohet nga postet pas zbulimit të deklaratës së vitit 2017 kundër Paradës së Krenarisë në Prishtinë
  • 10:16Bajrami godet Qeverinë Kurti: Gjashtë vite pushtet, miliarda euro buxhet dhe asnjë projekt madhor i përfunduar!
  • 10:04Ramadani: Propaganda, instrumenti i vetëm i pushtetit