Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë Qeverinë e re, pasi që në seancëne jashtëzakonshme të kësaj të diele, ku e vetmja pikë e rendit të ditës ishte krijimi i qeverisë, “Kurti 3” mori vetëm 56 vota për, 52 deputetë votuan kundër dhe katër të tjerë abstenuan.
Kreu i Kuvendit, Dimal Basha, në mbyllje të seancës u shpreh se përgjegjësia tani kalon te Presidentja Vjosa Osmani.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidentja duhet të emërojë një mandatar të dytë brenda dhjetë ditësh, i cili ka gjasat më të mira për të formuar qeverinë.
Megjithatë, Presidentja Vjosa Osmani do të ftojë partitë politike për konsultime brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese.
