Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, ka informuar anëtarët e Iniciativës për Bashkëpunim në Mbrojtje (DECI) për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rolin e misionit në ruajtjen e stabilitetit rajonal.
Kjo është bërë në kuadër të Takimit të 14-të të Shefave të Mbrojtjes të DECI-t, të mbajtur më 20 nëntor në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Sipas një njoftimi të misionit të NATO-s në Kosovë, gjatë takimit, Vergori ka prezantuar aktivitetet e përditshme të KFOR-it dhe prioritetet e tij operacionale, duke theksuar se misioni po vazhdon të optimizojë pozicionin e forcave për t'iu përshtatur nevojave të sigurisë.




