Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bedri Hamza u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni për stabilitetin, bashkimin dhe të ardhmen e Kosovës

GD
Gazeta Demos25 dhjetor 2025 në 15:57
Bedri Hamza u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni për stabilitetin, bashkimin dhe të ardhmen e Kosovës

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës, duke theksuar se vendimi që do të merret është vendimtar për stabilitetin, unitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Në një video-adresim drejtuar qytetarëve, Hamza theksoi se zgjedhjet nuk vendosen nga fjalimet apo premtimet, por nga pjesëmarrja e qytetarëve në votim. Ai nënvizoi se çdo votë ka rëndësi dhe se përgjegjësia për të ardhmen e vendit është e përbashkët.

“Vota juaj ka rëndësi. Zëri juaj ka rëndësi. Dhe pjesëmarrja juaj ka rëndësi,” u shpreh Hamza, duke ftuar qytetarët që të bëjnë një plan konkret për të votuar, të dalin herët dhe të shkojnë së bashku me familjarë e miq.

Ai i bëri thirrje elektoratit që të zgjedhë stabilitetin mbi pasigurinë, bashkimin mbi përçarjen dhe punën mbi fjalët, duke theksuar se vetëm bashkë Kosova mund të ecë përpara.

“Bashkë, mund ta çojmë Kosovën përpara,” përfundoi Hamza, duke falënderuar qytetarët për angazhimin dhe përgjegjësinë e tyre demokratike.

VIDEO

bedri hamza

Më shumë nga Lajme

  • 19:41Vjedhja e rëndë në Leposaviq, arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para
  • 19:38Arifi: Shteti ka dështuar në aspektin e lobimit për katërshen e UÇK-së
  • 19:04Vdes tragjikisht në moshën 25 vjeçare futbollisti i njohur
  • 18:54Lladrovci kërkon fundin e bllokadës institucionale: Të fillojë numërimi mbrapa 24 orësh për krijimin e institucioneve
  • 18:47Irani hap pjesërisht Ngushticën e Hormuzit, lejon vetëm kalimin e cisternave të këtij shteti