Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 11:28
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 30 korrikut, me ç’rast ka deklaruar se LDK-në nuk e ndal askush dhe se nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda.

Gashi tutje thotë se forca e LDK-së, nuk buron nga pushteti, por nga vlerat mbi të cilat është ndërtuar.

“Demokracia është themeli i saj. Liria është shpirti i saj. Veprimi politik është misioni i saj. Ndërsa qëndrimi i palëkundur për të vërtetën është vetë arsyeja e ekzistencës së saj.Për këtë LDK angazhohem. Në këtë LDK besoj. Për këtë LDK qëndroj”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ky reagim i tij vije pasi Kuvendi i LDK-së ka nxjerrë disa vendime përmes së cilave obligon Grupin Parlamentar për të respektuar vendimet e partisë.

Postimi i tij i plotë:

LDK-në nuk e ndal askush. Nuk e frikëson as presioni nga jashtë, as sfidat nga brenda. Sepse forca e saj nuk buron nga pushteti, por nga vlerat mbi të cilat është ndërtuar.

Demokracia është themeli i saj. Liria është shpirti i saj. Veprimi politik është misioni i saj. Ndërsa qëndrimi i palëkundur për të vërtetën është vetë arsyeja e ekzistencës së saj.

Për këtë LDK angazhohem. Në këtë LDK besoj. Për këtë LDK qëndroj.

Jam në politikë jo për të mbrojtur interesa të përkohshme, por për të ndërtuar një LDK më të fortë, më demokratike dhe më besnike ndaj idealit të saj. Sepse vetëm një LDK e tillë mund t’i prijë Kosovës drejt së ardhmes që e meriton. Për LDK-në. Për Kosovën. Gjithmonë.

Më shumë nga Lajme

  • 08:38Limaj pyetet se a ka marrë urdhra nga Thaçi: Le more çfarë urdhra, çfarë pallavra
  • 08:34Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së
  • 08:21PDK një hap më afër ndryshimit të ligjit për Specialen, ja sa deputetë i duhen të pranishëm në sallë për miratim
  • 08:18Çitaku: UÇK është më e madhe se një qeveri e interes partiak, nder që na ra hise ta mbrojmë veprën e saj
  • 08:01KEDS njofton, këto vende do të mbesin pa rrymë - shkak punimet