Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A do ta propozojë sërish për presidente VV-ja nëse i fiton zgjedhjet, përgjigjet Rushiti

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 08:20
A do ta propozojë sërish për presidente VV-ja nëse i fiton zgjedhjet, përgjigjet Rushiti

Kandidatja për presidente, Feride Rushiti, ka deklaruar se, pas përfundimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, nuk do të vazhdojë më me kandidime brenda strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo gjithashtu, në konferencë për media, tha se nuk ka ndjerë presion apo se ka qenë pjesë e kalkulimeve politike.

“Në asnjë moment nuk e kam ndjerë që jam pjesë e kalkulimeve; po ta kisha ndjerë, s’do të isha sot para jush këtu. Thjesht, unë kam zgjedhur momentin e fundit, pasi e kam parë që janë konsumuar të gjitha mundësitë e mundshme dhe propozimet që janë bërë nga qeverisja Kurti. Prandaj, kur jam ulur për të bashkëbiseduar, edhe pas shumë kërkesave që kam pasur nga qytetarët, nga partnerët ndërkombëtarë dhe nga kauza e të mbijetuarve që unë i përfaqësoj, e kam parë veten si një person unifikues, për faktin se kam bashkëpunuar me të gjithë qeveritarët e mëhershëm, siç i përmenda, edhe me presidentë, edhe me kryeministra. E kam menduar që unë do të jem një figurë unifikuese dhe se vota e tyre nuk do të mungojë në parlament.”

Rushiti tha se do të vazhdojë punën në organizatën që përfaqëson duke nënkuptuar se VV-ja nuk do ta propozojë sërish për këtë post.

“Unë përfaqësoj një organizatë, siç e dini të gjithë, dhe ju si media na keni ndjekur në rrugëtimin tonë 23-vjeçar, që quhet Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT). Adresa ime do të vazhdojë të jetë aty. Unë e bëra këtë lëvizje vetëm për t’i kontribuar vendit që të dalë nga ky ngërç politik. Si qytetare e Kosovës, që punoj me shtresat më të dëmtuara të shoqërisë sonë, e mendova që kjo është një zgjedhje e mundshme dhe besova që zgjedhja ime do të përkrahej nga të gjithë deputetët. Pra, rrugëtimi im do të vazhdojë në organizatën që unë përfaqësoj”, u shpreh ajo.

Feride Rushiti

Më shumë nga Lajme

  • 08:16Kim dhe Putin riafirmojnë lidhjet në Ditën e Çlirimit të Koresë
  • 08:09Punimet në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë sot
  • 08:06Vetura përfundon mbi vazot e betonit në shesh të Suharekës
  • 08:04Keqpërdorim i detyrës zyrtare, një muaj paraburgim për gjyqtarin Gashi
  • 08:03Sot në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë