Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kim dhe Putin riafirmojnë lidhjet në Ditën e Çlirimit të Koresë

GD
Gazeta Demos16 gusht 2026 në 08:16
Kim dhe Putin riafirmojnë lidhjet në Ditën e Çlirimit të Koresë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka riafirmuar forcimin e marrëdhënieve me Rusinë në një mesazh drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, me rastin e përvjetorit të çlirimit të Gadishullit Korean nga sundimi kolonial japonez.

Kim iu përgjigj një mesazhi urimi të Putinit për 81-vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, shkruan Reuters.

Putin ka theksuar se lidhjet mes Moskës dhe Phenianit janë ndërtuar mbi historinë e përbashkët të luftës kundër Japonisë dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë në sektorë të ndryshëm.

Marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Rusisë janë thelluar ndjeshëm vitet e fundit, veçanërisht pas mbështetjes së Phenianit për Moskën në luftën kundër Ukrainës.

Sipas raportimeve, Koreja e Veriut ka dërguar trupa dhe armatim për të mbështetur Rusinë, duke shënuar një nga përfshirjet më të mëdha ushtarake të Phenianit jashtë vendit që nga vitet 1950.

Ndërkohë, presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka bërë thirrje për rifillimin e dialogut me Korenë e Veriut dhe për hapa drejt një marrëveshjeje paqeje, por Pheniani deri më tani i ka refuzuar këto propozime

koresëputinlidhjet

Të ngjashme

Trump, Xi dhe Putin në një tryezë të përbashkët, ja cilat janë temat që pritet të diskutojnë tre liderët

Trump, Xi dhe Putin në një tryezë të përbashkët, ja cilat janë temat që pritet të diskutojnë tre liderët

09:04

Më shumë nga Lajme

  • 20:16Presidentja sjell në zyrë flamurin e UÇK-së, portretin e Adem Jasharit e vendos krah atij të Rugovës
  • 19:34Vdes veterani i arsimit, Xhevat Gashi
  • 19:25Rama thirrje kryeministrit: Zgjohu zotëri Kurti, se na more në qafë të gjithëve
  • 19:24Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE
  • 18:59“Janë të lidhur edhe vetë”, Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike