Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A do t’i hapë Serbia arkivat e luftës nëse BE bën presion mbi Beogradin? Flet Blakaj

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 18:10
A do t’i hapë Serbia arkivat e luftës nëse BE bën presion mbi Beogradin? Flet Blakaj

Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, ka folur për gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut dhe procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës theksoi se arrestimi i një dëshmitari që kishte dhënë informacione të rëndësishme për vendndodhjen e mbetjeve mortore dërgon një mesazh shqetësues.

“Ky arrestim i një dëshmitari, i cili ka dhënë një informacion jashtëzakonisht të dobishëm për zbardhjen e fatit të së paku 23 personave që janë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, dhe dyshimi ndaj tij për spiunazh, tregon krejtësisht të kundërtën. Kjo dëshmon se nuk ekziston ndonjë vullnet politik dhe se çështja e personave të zhdukur nuk po trajtohet si çështje humanitare, por po tentohet të fshihen faktet dhe informacionet mbi krimet e rënda që kanë ndodhur gjatë luftës, edhe 27 vjet pas përfundimit të saj”, deklaroi Blakaj, transmeton Klankosova.tv.

Blakaj u ndal edhe te çështja e dosjeve ushtarake serbe, duke theksuar se autoritetet e Kosovës nuk duhet të kërkojnë vetëm dosjen e Brigadës së 37-të të Motorizuar.

“Duhet përmendur çështja e dosjes së Brigadës së 37-të të Motorizuar. Autoritetet në Kosovë e kërkojnë vetëm këtë dosje, e cila është bërë e njohur për shkak se Fondi për të Drejtën Humanitare kishte kërkuar qasje në të dhe ajo ishte shpallur sekret shtetëror”, tha ai.

Sipas tij, duhet të ketë edhe qindra dosje të tjera që lidhen me brigada dhe njësi të ndryshme ushtarake e policore.

“Autoritetet në Kosovë do të duhej së paku t’i identifikonin se cilat janë ato dosje dhe të kërkonin hapjen e të gjithave, jo vetëm të një dosjeje. Duhet të ketë edhe qindra dosje të tjera për brigada të tjera, për njësi të tjera ushtarake dhe për njësitë e kombinuara policore. Nuk bëhet fjalë vetëm për një dosje”, theksoi Blakaj, transmeton Klankosova.tv

Ai foli edhe për rolin e Bashkimit Evropian në zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me personat e zhdukur.

Blakaj tha se në deklaratën e përbashkët dhe në marrëveshjen e përgjithshme të Brukselit parashihet që Bashkimi Evropian të ketë rol monitorues për zbatimin e marrëveshjeve dhe, në rast të moszbatimit, edhe rol sanksionues.

“Deri më tani, me të vërtetë nuk kemi parë që BE-ja e ka ushtruar një rol të tillë. Së paku nga jashtë nuk kemi vërejtur se kanë pasuar sanksione ndaj Serbisë për shkak të moszbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe nuk kemi njohuri që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë ndërmarrë një veprim të tillë”, deklaroi Blakaj.

Më shumë nga Lajme

  • 10:44Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
  • 10:41Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi
  • 10:27Pritje deri në 1 orë, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 10:13Publikohet identiteti: Raporton se i arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi
  • 09:56Arrestohen dy burra në Podujevë: Dyshohet se rrahën një grua, dërgohet në QKUK