Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2027, pas debateve dhe kundërshtimeve të shprehura gjatë seancës.
Buxheti është miratuar me 31 vota për, 12 kundër dhe asnjë abstenim – në vlerë 161 milionë euro.
Gjatë diskutimeve, kundërshtime ka shprehur grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Kryesuesi i grupit të LVV-së në Kuvendin Komunal, Gëzim Sveçla, ka deklaruar se grupi i tij nuk e ka mbështetur buxhetin, duke pretenduar se dokumenti përmban shkelje ligjore.


