Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A është pro apo kundër kthimit të Limajt në PDK, deklarohet Lladrovci: PDK nuk e ka luksin të jetë spektator

GD
Gazeta Demos11 maj 2026 në 12:52
A është pro apo kundër kthimit të Limajt në PDK, deklarohet Lladrovci: PDK nuk e ka luksin të jetë spektator

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar t’i bashkohet listës së PDK-së, në zgjedhje, derisa nga kjo parti ende nuk kanë vendosur për këtë.

Anëtarë të kryesisë e ish deputetë janë shprehur disa pro kthimit të tij në këtë parti.

Lidhur me përfshirjen e Limajt në listë të PDK-së në zgjedhje, është deklaruar Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit.

Sipas tij, jo vetëm Limaj por çdo veprimtar e kontribues i lirisë dhe ndërtimit të Kosovës, e ka vendin në PDK.

“Kushdo e mendon se e njeh politikën, nga po shkon vullneti dhe impulsi qytetar, vepron për rritjen, për maksimalizimin e votës. PDK nuk e ka luksin të jetë spektator në zhvillimet aktuale politike e as të vazhdojë inercionin, prandaj, jo vetëm Fatmiri, por çdo veprimtar e kontribues i lirisë dhe ndërtimit të Kosovës, e ka vendin në PDK”, është shprehur ai për Gazeta Blic.

Lladrovci ka vlerësuar se Limaj dhe të gjithë aa që e duan Kosovën në NATO dhe BE, në aleancë të përhershme me Amerikën dhe perspektivë euro-atlantike, janë të mirëseardhur në PDK.

“PDK ka kontribut në çdo zhvillim shtetformues, shtetndërtues dhe me perspektivë për Kosovën dhe kombin, çdo arritje e Kosovës është e lidhur me PDK-në. Fatmiri dhe të gjithë ata që e duan Kosovën në NATO dhe BE, në aleancë të përhershme me Amerikën dhe perspektivë euro-atlantike, e kanë vendin dhe besoj se janë të mirëseardhur në PDK”, ka deklaruar Ramiz Lladrovci.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike