Autori dhe prezantuesi i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka ndarë disa detaje interesante rreth intervistës ekskluzive me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Kelmendi theksoi se kjo intervistë do të jetë një prej më të veçantave, duke theksuar hapjen dhe qasjen e sinqertë të Thaçit.
“Stoicizmi i tij i përhershëm, moslëkundja e tij përballë çdo sfide. Ka qëndruar përgjatë gjithë luftës, ka marrë pjesë në bisedimet kryesore për lirinë e Kosovës, ka pasur sfida, ka kaluar nëpër sulme politike dhe nuk është thyer. Edhe kësaj radhe e kam parë njëjtë. Thotë “mirë, nuk do të më mund askush në fuqinë time mendore, dhe jetën natyrisht mund të ma merr vetëm ai që ma ka dhënë”. Ka një forcë të brendshme që besoj se i ndihmon edhe të tjerët që mos ta përjetojnë me emocione pikëlluese vendndodhjen e tij. Optimist se gjithçka do të përfundojë si duhet”.