Kryeministri Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij, Ritën, ka marrë pjesë në darkën zyrtare të shtruar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée në Paris.
Pjesëmarrja e tyre ishte në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi, ku është shprehur se ishte i nderuar të merrte pjesë në këtë darkë.




