Kolona të automjeteve janë regjistruar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Kolona më e gjatë është raportuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku në dalje nga Kosova pritjet kanë arritur deri në 100 metra
Ndërkohë, në pikën kufitare Hani i Elezit janë raportuar kolona deri në 50 metra, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
Në pikat e tjera kufitare, sipas të dhënave të publikuara, nuk janë raportuar kolona të konsiderueshme për automjete. Të dhënat janë përditësuar më 17 gusht 2026, rreth orës 17:42.