Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera.
Sipas Klanit, 63 minatorët që ishin të ngujuar, gjenden në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu bëhet e ditur se të njëjtit kanë pasur vështirësi që të dalin të gjithë, pasi disa nga ta janë në moshë më të shtyer, që e bën më të përshtatshme ngjitjen te dalja emergjente.


