Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“A ka shtet për punëtorët?” – Pas vdekjes së të riut, në Prishtinë shkruhen grafite

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 22:38
“A ka shtet për punëtorët?” – Pas vdekjes së të riut, në Prishtinë shkruhen grafite

Kolektivi për Mendim të Mirë dhe Veprim Feminist e ka cilësuar rastin si pasojë të neglizhencës institucionale dhe mungesës së mbrojtjes për punëtorët, duke kërkuar përgjegjësi dhe ndryshime të menjëhershme.

Përmes një komunikate, kolektivi njoftoi se ka realizuar edhe grafite në disa pjesë të Prishtinës, si shenjë reagimi ndaj humbjes së jetës së të riut dhe për të tërhequr vëmendjen mbi, siç thonë, gjendjen alarmante në sektorin e ndërtimit.

Në reagim, kjo organizatë akuzon institucionet dhe sektorin e ndërtimit për dështim në garantimin e sigurisë së punëtorëve.

“Me pikëllim e revoltë e pamë sot tek shpaloset edhe një episod fatal i kapitalizmit të egër e vrastar që nxori edhe një kufomë prej punishteve të ndërtimit dhe la të tjerë të plagosur”, thuhet në komunikatë

Sipas tyre, punëtorët e ndërtimit vazhdojnë të përballen me kushte të rënda pune, paga të ulëta dhe mungesë të masave të nevojshme të sigurisë.

“Mafia e ndërtimit tash e sa kohë po ngreh godina mbi gjakun e punëtorëve, ndërsa shteti i bëhet hisedar në trashje të pushtetit dhe shtypje kriminale të klasës punëtore. Në një shtet që më së paku i takon punëtorëve, për kapitalistët mafiozë kurbani i fitimit janë njerëzit që flijohen për t’i ushqyer apetitet për fitim e grumbullim”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv.

Kolektivi thekson se shumë punëtorë detyrohen të punojnë në temperatura të larta, me kushte të vështira dhe pa mbrojtje të mjaftueshme, ndërsa institucionet, sipas tyre, ose tregohen indiferente ose dështojnë të veprojnë.

Në fund të reagimit, ata u bëjnë thirrje punëtorëve për organizim dhe mbrojtje të të drejtave të tyre, duke theksuar se vetëm përmes solidaritetit dhe mobilizimit mund të parandalohet përsëritja e rasteve të tilla tragjike.

punetoret

Më shumë nga Lajme

  • 16:59“Serbia po krijon perceptim të rremë për krizë”, Maqedonci për praninë e KFOR-it në Urën e Ibrit
  • 16:52Del jashtë kontrolli zjarri në një zonë të Pukës, digjen tre banesa në lagjen ‘Pepaj’, nis evakuimi i banorëve
  • 16:42SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
  • 16:42Turqia kërkon urdhërarrest ndërkombëtar për Netanyahun
  • 16:41E konfirmon Ministria, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator