Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

GD
Gazeta Demos29 korrik 2025 në 16:33
A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, për të shkuar në veri të vendit, sipas një marrëveshje që ka Kosova me Aleancën.

Duke e theksuar këtë dakordim, komandanti i KFOR’it, Enrico Barduani, në pyetjen nëse FSK mund të ngrejë dronët Bayraktar, tha se për hapësirën ajrore të Kosovës ka autoritetin ai.

“Më lejoni të theksoj se, në përputhje me angazhimet ekzistuese të ndërmarra midis NATO-s dhe Prishtinës, FSK mund të vendoset në veri të Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it. Dhe unë mirëpres përmbushjen e vazhdueshme të këtij angazhimi nga ana e Kosovës, i cili është i rëndësishëm për stabilitetin dhe një çështje e rëndësishme besimi midis NATO-s dhe Kosovës. Veçmas, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, komandanti i KFOR-it mban autoritetin parësor mbi hapësirën ajrore të Kosovës. Kjo do të thotë se unë kam autoritetin për të dhënë ose mohuar çdo akses në hapësirën ajrore të Kosovës”, tha Barduani në një intervistë për Kosovo Online.

“Lidhur me dronët konkretisht, operatorët e dronëve, KFOR-i ka miratuar një zonë të kufizuar të përhershme në pjesën qendrore-jugore të Kosovës, ku KFOR-i mund të kryejë trajnimin e nevojshëm për operatorët e tyre të dronëve pa ndërprerë trafikun ajror. Trafikun ajror komercial dhe, natyrisht, KFOR-in”, tha ai.

Sot KFOR i dha leje FSK-së për të shkuar në veri për arsye humanitare meqë atje u desh asistenca e zhytësve të kësaj force për të kërkuar trupin e pajetë të një 33-vjeçari që dyshohet se u mbyt në liqenin Ujman.

Më shumë nga Lajme

  • 13:02KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale
  • 13:02Zemaj: LVV-ja duhet ta thërrasë seancën, askush s’është mbi institucionet
  • 12:41Këta janë të arrestuarit e Bandës Krasniqi për kontrabandim me njerëz
  • 12:40Ambasada: Shpërbëhet Banda Krasniqi e kontrabandimit të njerëzve pas presionit të sanksioneve nga Britania
  • 12:14PK del me detaje, këto janë arsyet që e përjashtuan dhëndërrin e Thaçit nga puna