Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përshëndet mbështetjen e jashtëzakonshme që po i jepet kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramës.
””Prishtina flakë, Prishtina e zjarrtë! ✌️🔥
Për punët e mira, për të tjerat që na presin, Përparim Rama edhe katër vite.
Nga takimi i sontëm mbresëlënës në Qytetin e Vjetër të Prishtinës, organizim i Degës së Dytë. Mbështetja e madhe qytetare konfirmohet qartazi më 12 tetor. Sepse Prishtina e meriton vazhdimësinë, e meriton vizionin modern, e meriton ritmin e zhvillimit. Punët e nisura nuk ndalen këtu; ato vazhdojnë me përkushtim edhe më të madh, sepse Prishtina ka zgjedhur të ecë përpara.
LDK dhe Përparim Rama janë garancia e një kryeqyteti që rritet, zhvillohet dhe frymëzon gjithë Kosovën.”, tha Abdixhiku.