Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përsëri pasi Kryesia Qendrore e partisë e ka nominuar unanimisht si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai e cilësoi nominimin si nderin më të madh politik dhe një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve. Abdixhiku tha se Kosova po hyn në një moment vendimtar dhe ka nevojë për qeveri serioze, me vizion euroatlantik, që bashkon dhe ndërton.

Ai theksoi se LDK vjen në zgjedhje me një ofertë shtetformuese dhe me program të plotë zhvillimor, duke ftuar qytetarët të bashkohen për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar.Abdixhiku u shpreh i gatshëm të udhëheqë vendin drejt një rruge të re nga 28 dhjetori.